Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga të gjithë votuesit që të mendojnë për të ardhmen e tyre dhe të votojnë për Partinë Socialiste. Në fjalën e tij gjatë një aktiviteti politik, Rama tha se Partia Demokratike nuk duhej provuar më në krye të qeverisë, duke mos i kursyer su lmet ndaj tyre.
“Do t’i bëjmë të gjitha një për një. Gjithçka që bëjmë ëshët ajo që themi. Fëmijët nuk votojnë, mos harroni! Nuk votojnë por cilido që voton e bën edhe për ta. Mos harroni që kur shkon për të votuar, mendo për veten, por duhet të mendosh edhe për fëmijët e tu. Shqipëria nuk i meriton më prapakthimet. Nuk ka nevojë për të provohet 100 herë një shalqi, se është kungull.
Sa hera ta provosh do të dalë kungull. Nuk ka nevojë të provohet PD, se ajo tjetra nuk është parti. PD-së sa herë i është dhënë mundësi për ta drejtuar vendin, kanë bërë më shumë dëm se punë. Nuk dinë të punojnë! Nuk kanë këllqe për t’i rezistuar presioneve dhe ngjarjeve që njeriu ndeshet sa herë bën një punë. Je duke qeverisur, nuk mund të ulesh në gjumë, do të përballesh. Ku dinë të bëjnë ata nga këto njëra? Është e kotë! Si mos të merresh me ata, kur sheh që ka njerëz që çoroditen dhe hutohen dhe shkojnë marrin COVID për të bërë dasma nëpër rrugë.
Miqtë e mi, nuk iu propozojmë shqiptarëve mrekulli, por vizionin tonë që nuk është i konkurueshëm, karakterin tonë, punën tonë, këmbënguljen, durimin, dhe besimin që Shqipëria bëhet. Shqipërinë e bëjnë karakteri ynë dhe puna. Të vazhdojmë të ngjitemi, mos të ndalojmë se nuk ka kohë për pushim,”-tha Rama