Kryeministri i vendit, Edi Rama i ftuar në emisionin ‘Ilva Now’ përballë gazetares Ilva Tare sqaroi çështjen e shumëpërfolur ditët e fundit lidhur me të ashtuquajturit patronazhistë dhe akuzat e artikuluara nga opozita për nxjerrjen e të dhënave personale të votuesve.
Z. Rama u shpreh se në mënyrë vullnetare gjatë takimit në Elbasan kishte zbuluar numrit e tij të ID për të sjellë mesazhin se qytetarët nuk duhet të ndihen të shqetësuar për këtë gjë, pasi siç tha numri i ID në kartat tona të identitetit nuk është si në vende të zhvilluar që të çojnë në të dhëna sensitive për personin.
Sipas tij, informacioni i publikuar në media nuk është i PS pasi databaza e tyre nuk bazohet në karta identiteti.