Kryeministri Edi Rama ka realizuar një tjetër bisedë telefonike, kësaj radhe me Edonën në Shkodër. Rama e ka pyetur se si shkojnë punët në Shkodër ndërsa nuk kanë lënë mënjanë kritikat për fushatën e PD.
Biseda/ Rama: Shoqja si je
Edona: Shkodra si lule
Rama: Po të marr nga Kolonja, vend i mrekullueshëm, po ti s’ke ardh ndonjëherë se e ke mendjen te Shkodra.
Edona: Unë çdo lekë vetëm brenda qarku , kemi dhe ne gjëra po aq të bukura
Rama: Po mirë se na mbyte, i keni ata xhakajdurët që nuk ju lenë. Si po shkon?
Edona: shumë mirë vazhdojmë takimet, sidomos me biznesin e vogël se na thonë cdo na lironi më shumë se kaq. Edhe fermerët po ashtu, cdo gjë transparente
Rama: Ti si e sheh,si e ndjen atmosferën
Edona: unë kam besim edhe se kemi dy modele krejt të ndryshme, progres, që të bëjmë cdo gjë për qytetin, kurse të tjerët merren me ne mallkime, dhe në rastin më të mirë me shpërndarje doze potenciale virusi , dje kishin të radhës, që vetëm normale nuk është. Edhe pse kemi dozat prapë, s’kemi distancë
Rama: Po se nuk jemi në atë fazë ta shpëkuim komplet zinxhirin, larg qoftë të mos ndodhë si në Kosovë e Mal Të zi. Po vazhdojmë ja kemi borxh Shkodrës, një pjesë dhe atyre që e kanë lënë peng Shkodren tek derdimentët. Duhet fol me qetësi e argumenta, ne bejmë tonën
Edona: Po i mëshojmë shumë kësaj për fushatë qytetare.
Rama: Edhe bar do hamë po gushtat si ulëm thonë e, po mos harro ke ardh që PS të behet si ty, jo e kundërta.