Deputeti Damian Gjiknuri ka dhënë lajmin se ditën e nesërme do të nisë puna në terren për rehabilitimin e rrugës Peshkëpi-Selenicë, një projekt i cili ka krijuar përplasje mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrut Edi Rama.

“Me kënaqësi ndaj me ju lajmin e mirë se me firmosjen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të kontratës me kompaninë fituese dhe me miratimin e sotëm të lejes infrastrukturore nga Bashkia, ditën e nesërme nis puna në terren për rehabilitimin e rrugës Peshkëpi-Selenicë. Një angazhim i marrë, investim i shumëpritur, i merituar për banorët por dhe i keqpërdorur fatkeqësisht nga kundërshtarët politik S’kaKohëPërPushim”, shkruan Gjiknuri.