Kryeministri Rama iu është drejtuar kontrollorëve të trafikut ajror në Aeroportin e Rinasit me një thirrje për tu ndarë nga ata që i futën në ‘lojën e çmendur të zjarrit’  dhe për tiu rikthyer punës. Rama shprehet i prerë teksa shkruan: “Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!”

Reagimi i plotë:

Apel për kontrollorët e Rinasit: Ndahuni nga ata që ju futën në këtë lojë të çmendur me zjarrin! Braktisini në rrugën e tyre qorre organizatorët e kallzuar penalisht! Kush nuk kthehet në punë nesër, nuk do gjejë më vend në Albcontrol. Koha e Rrumpallës ka vdekur dhe nuk kthehet!