Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ironizuar me Ilir Metën nga Vlora, duke i vënë në pah se sot është treguar goxha i matur.
Rama thotë se Meta ka lënë armët, sfurqet e sëpatat, teksa ka ironizuar se i ka thënë disa herë ta lërë rakinë.
Ai thotë se Vlora do e ndihmojë që Rama të gjejë rrugën e shtëpisë.
‘’Kujdes me shënjestrën, se mos më shkoni tek 9, është me hile, ti thua 9, të bëhet 6, ti thua Luli, të de Monika. Ti thua 6, të del Iliri me Saliun e Lulin. Prandaj robi u mundua, dhe 69 është numri i djallit. Kush voton 6, kush voton 9, veten e Shqipërinë në djall e çon.
Ne do bëjmë punë të mëdha, e të vogla. Ka dhe një punë, janë ato shërbimet, zyrat, prandaj tek shënjestra e 12-tës. Na jepni dhe 2-3 vjet kohë që sistemi i shërbimeve të futet tek celulari juaj, e mos keni nevojë t’ia shihni fytyrën asnjë zyrtari apo nëpunës.
Mund të flas deri nesër në mëngjes, se ngado rrotullohesh këtu është fitore, fitore, fitore, fitore, këtu është zemra e fitores. Duhet vetëm të më besojë se nga këtu unë mendoj, duke parë gjithë këtë rreth se nuk keni parë gjë akoma.
Mos harroni, çfarë e pengoi Shqipërinë që atë dhuratë ta kthente në mirëqënie për veten e vet? Dora e mbrapshtë e robit, e të gjithë atyre që në histori janë e njëjta gjë, mallkim që na kthen nga pas, na ndjek përmes figurash që dalin nga brenda nesh, që bëjnë shumë më tepër dëm, se sa gjithë armiqtë bashkë, se asnjë armik s’ia bënte Shqipërisë atë që bëri Berisha me Rrapushin e Suden.
Atë që i bënë ça tithem unë atij President i Republikës? Atë që i bën burri Monikës. Udhëkryqi i 25 prillit është shumë i qartë, kush është i pakënaqur si unë, dhe ta kthejë energjinë në forcë të karakterit, dhe Shqipëria ngjitet në majën që zoti e deshi kur e krijoi. Kush e ka pakënaqësinë ta mundi dot, s’ka problem, por sot besoj se ju tani e ndiqni liken në kohë reale.
Sot Likja ishte zbutur, fliste për demokraci, festë demokracie të dielën, i harroi sfurqet, sëpatat, kërcënimet, dhe ishte bërë goxha i matur. Ja kam thënë Likes, lëre rakinë përpara se sa të ta nxjerrin të tjerët, se kur ta nxjerrin të tjerët ësht problem i madh. Like, dëgjoje, vajzën.
Vlora do e ndihmojë që të gjejë rrugën e shtëpisë. Keni për ta parë ju si gjithë ata trima që na tregojnë armët me leje e sfurqe, sëpata do bëhen lepuj siç i keni bërë ju kur keni vendosur të thoni fjalën tuaj. Vlora edhe Vlorën, fenë e kanë me zemër, ditën e kanë ditë, natën e kanë ëndërr. ‘’- tha Rama.