Kryeministri Edi Rama falenderoi sot socialistët e angazhaur në procesin zgjedhor teksa garantoi se rezultati ndodhet në kutitë e votimit.
Ai shtoi se pavarësisht sondazheve që e nxjerrin fituese PS, ato nuk duhen marrë të mirëqëna.
Rama shtoi se nga këto zgjedhje nuk pritet vetëm mandati i tretë, por fitorja e Shqipërisë.
“Falenderoj të gjithë ata që sollën këtë eksperiencë të re në Shqipëri. Dua t’I garantoj socialistët se votat janë në kuti të gjitha. Tani detyra jonë, e ccdo numëruesi është që me përgjegjësi të lart qytetare dhe ligjore të kontribuojë për të numëruar me korrektësi. Hamendjet, sondazhet, exit-pollet, pavarësisht se PS e nxjerrin forcë qeverisëse, i përkasin parashikimeve para ndeshjes. Rezultati i kutive të votimit është ai i ndeshjes. Dua ta përsëris se kam një falenderim nga zemra për patronazhistët në të gjithë territorin” – tha Rama ndër të tjera.