Moderatorja e njohur e “Wake Up”, Oriela Nebijaj ka surprizuar me rezultatin e arritur në njësinë numër 10 në kryeqytet.

Nebijaj, e cila kandidon e 18-ta në listën e PD-së për Tiranën, ka arritur që të lërë pas edhe figura historike, si ish-kryeministri Sali Berisha.

Ajo ka marrë 469 vota, ndërsa Berisha vetëm 238 vota.

Një tregues ku, që flet shumë: PD ka nevojë për figura të reja, jo për Sali Berishën.

Sidomos në zona ku nuk votohet si militantë.