Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot me diell në pjesën e parë të ditës. Gjatë pasdites vendi do të preket nga vranësira të dendura duke sjellë mot me reshje, të cilat do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të kenë njē rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 04°C në 12°C, në zonat e ulëta nga 10ºC në 18°C dhe në zonat bregdetare nga 12°C në 20°C. Era do të fryjë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4 ballë.