Ka nisur numërimi i kutive të votimit edhe në Fier, që është Qarku i dytë më i madh i vendit përsa i përket mandateve.
Kutia e parë e numëruar vjen nga Roskoveci.
Në këtë kuti, Partia Socialiste ka marrë 212 vota, 53.6 të totalit, kur në të njëjtën qëndër në vitin 2017 merrte 50.4% të votës.
Partia Demokratike shënon gjithashtu rritje, me 159 vota, që korrespondojnë në 40.2%.
LSI ka marrë vetëm 20 vota ose 5% e totalit të kutisë. Në zgjedhjet e fundit kishte 19%.