Janë numëruar aktualisht votat në 507 qëndra votimi, nga 5199 që janë në total.

Aktualisht, Partia Socialiste ka 66.992 vota ose 50.63% të totalit.

Partia Demokratike me koalicionin e saj ka grumbulluar pak më shumë se 50 mijë vota, 38% e totalit.

Në emër të LSI deri në këtë moment janë hedhur 8.981 vota ose 6.8%.

PSD e Tom Doshit po arrin një rezultat të shkëlqyer në Shkodër, ku ka aktualisht 20% të votave dhe merr dy mandate duke rrezikuar të tretin, ndërsa në rang kombëtar ka aktualisht 2.05% të votës.

Nëse ky trend do të ruhej deri në fund, Partia Socialiste do të fitonte zgjedhjet me të paktën 150 mijë vota më shumë.