Kandidatja për deputete e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi deklaroi sot, “se eksportet e produkteve bujqësore do të njohin rritje nga 400 milionë dollarë në vitin 2020, në 1,2 miliard dollarë në vitin 2025”.

Ekonomi tha se në 7 vite eksportet e produkteve bujqësore u rritën me mbi 250 milionë dollarë. Ndërkohë rritje ka shënuar edhe sipërfaqja e tokës së punuar. Në Shqipëri në vitin 2013 punoheshin afro 125 mijë ha tokë, ndërsa sot jemi në 250 mijë ha tokë.