Kryeministri Rama foli edhe për deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha për vaksinat anti COVID, i cili ka nisur një fushatë denigrimi për vaksinat duke përhapur panik. Rama tha se është e pafalshme që Basha nuk reagon për këto deklarata.

“Sali Berisha ka nisur një fushatë dhe thotë që vaksina është e dëmshme dhe të vd es. Sikur të dilte ndonjëri nga skuadra jonë dhe të thoshte diçka sado të dyshimtë për këtë betejë, për këtë ar më që është e vetmja që ka njerëzimi sot në dorë për të mundur arm ikun e padukshëm dhe unë të mos thosha asgjë? Të bëja sikur s’ka ndodhur asgjë?

Nëse doni të ndërpritet vaksinimi votoni ata. Sali thotë që vaksina të vd es. Ai fut ankth dhe pasiguri në shpirtin e njerëzve. Ne po bëjmë vaksinimin masiv dhe kjo është bërë me shumë ngulm dhe këmbëngulje. Ata nuk ia kanë idenë se çfarë do të thotë t’i shërbesh njerëzve”, tha Rama në një takim në Rrogozhinë.

Ish-kryeministri Sali Berisha në statuse të ndryshme në facebook ka kërkuar ditët e fundit që të ndërpritet injektimi i vaksinës kineze te mbi 60 vjeçarët. Ai flet për vdekje dhe akuzon Ramën. Ndërkohë që nuk jep absolutisht asnjë burim shkencor për të mbështetur deklaratat e tij.