Fatmir Xhafaj i renditur i 23 në listën e PS në Tiranë, ka deklaruar në Report Tv se shanset që ai të jetë sërish në Kuvend pas zgjedhjeve të 25 prillit thotë se janë 100%.
“Besoj që janë 100% shanset. Besoj dhe kjo është një ndjesi që rrjedh nga ajo që kam parë gjatë gjithë këtij procesi dhe nga komunikimet e jashtëzakonshme në Tiranë. Çfarë unë kam marrë prej tyre, jam shumë i kënaqur nga mbështetja që kam marrë, është një përgjegjësi e re në shumë rrethana. Dua ti falenderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe më kanë garantuar se pasnesër ata do votojnë për Ps dhe kanë vendosur të më besojnë duke më votuar në listën e PS numrin 23 të saj”, tha Xhafaj.
Në Tiranë PS sipas Xhafajt do të marrë 19 mandate. “Qëllimi kryeor është vota për nr 12 për PS, ne shpresojmë fort që do kemi njër ezultat shumë të mirë. Do marrim një rezultat shumë më të mroië ndoshta se viti 2017. Besoj që ne marrim rreth 19 mandate në Tiranë. Sjanë vetëm çështje shifrash dhe sondazhi por edhe njësie, si jemi pritur nga njerëzit mrrëdhënia që kemi ndërtuar. Janë një sërë faktorësh edhe emocionalë”, tha ai më tej në Report Tv.
Xhafaj tha se PS duhet të votohet sipas tij për reformat e mëdha shtetformuese që ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe që janë ende në zvillim dhe që kanë nevojë për vizionin e saj të shkojnë deri në fund.
“Nuk është çcështje mandatesh por çështje qeverisje. Janë reforma që do ia ndryshojnë faqen vendit, unë besoj se PS ka dëshmuar fort jo vetëm përmes një sërë rezultatesh konkrete por mbi të gjitha për ato reformat e mëdha shtetformuese që ka ndërmarrë gjatë kësaj periudhe që janë ende në zvillim dhe që kanë nevojë për vizionin e PS që të shkojnë deri në fund. Marrim reformën në drejtësi që është një nga luftërat e PS e cila e ka kthyer atë projekt në një realietet konkret dhe ka ende nevojë për ta çuar deri në fund”, vijoi ai