Autoritet në SHBA kanë urdhëruar pezullimin e vaksinimit me ‘Johnson&Johnson’. Ky vendim nga FDA erdhi pas shfaqjes së disa rasteve të mpiksjeve të gjakut. Kujtojmë se ditën e djeshme u hap drita jeshile për furnizimin e Europës me këtë vaksinë. Mësohet se autoritetet do të shqyrtojnë rastet me trompozë.SHBA ka rekomanduar një “pauzë” në administrimin e vaksinës Johnson & Johnson kunder COVID-19,  për të hetuar raportet e mpiksjeve të gjakut që janë potencialisht të rrezikshme.

Sot, në një deklaratë të përbashkët, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave thanë se po hetonin mpiksjet në gjashtë gra në ditët pas vaksinimit. Më shumë se 6.8 milion doza të vaksinës J&J janë administruar në Sh.B.A.

Kanalet federale të shpërndarjes amerikane, duke përfshirë vendet e vaksinimit masiv, do të ndalojnë përdorimin e J&J. Komiteti Këshillimor i CDC-së për Praktikat e Imunizimit do të mblidhen të Mërkurën për të diskutuar rastet dhe FDA gjithashtu ka filluar një hetim të rasteve.

“Derisa të përfundojë ai proces, ne po rekomandojmë një pauzë në përdorimin e kësaj vaksine”, shprehet Dr. Anne Schuchat, Zëvendës Drejtori Kryesor i CDC dhe Dr. Peter Marks, drejtori i Qendrës së FDA./Lexo.al https://www.nbc12.com/2021/04/13/fda-cdc-recommend-pause-johnson-johnson-covid-vaccine/