Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit 13010 persona të tjerë kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit.

Që nga nisja e procesit të imunizimit kundër pandemisë koronavirus, në vendin tonë janë vaksinuar më shumë se 185 mijë persona. Gjatë ditës së shtunë, procesit të vaksinimit masiv iu bashkuan dhe gazetarët dhe efektivët e policisë.