Dashi-Një Dash ka jetën e vet dhe nuk ka frikë të takojë mikeshat e veta. Një mama Dash mund të jetë shumë konkurruese, gjë që e përçon edhe tek fëmijët. Nënat e shenjës së Dashit nuk pëlqejnë të humbasin dhe mund të ndryshojnë humor nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet.
Demi-Mamatë dem pëlqejnë rutinën dhe e dinë çfarë është më e mira për familjen e tyre. Kjo lloj nëne rrit fëmijë me moral dhe me këmbë në tokë.
Binjakët-Mamatë binjak janë gjithmonë në ritmin e fëmijëve. Njohin teknologjinë dhe fëmijët e dashurojnë natyrën e tyre argëtuese. Megjithatë energjia e tyre e lartë mund të prishë pak balancat në shtëpi.
Gaforrja-Mamatë Gaforre e kanë aq të thellë ndjenjën e mëmësisë sa e njohin ende pa lindur. Janë shumë të dhembshura dhe të ndjeshme, por shpesh mund të kenë luhatje humori dhe të bëhen shumë protektive.
Luani-Nënat Luanesha kanë energji dhe janë argëtuese, jo më kot fëmijët e adhurojnë energjinë e tyre. Janë shumë të afta në të luajturit me të vegjëlit, forcojnë imagjinatën e tyre dhe kanë besim edhe përpara fëmijëve më të padisiplinuar. Nga ana tjetër mund të jenë shumë dramatike dhe të ekzagjerojnë situatat më të vogla.
Virgjëresha-Të organizuara, të mençura dhe praktike. Nënat Virgjëresha kanë zakonet më të shëndetshme nga të gjitha shenjat e tjera. Fëmijët e tyre shpesh mund t’i konsiderojnë të ashpra prej fiksimit me rregullat apo strukturën dhe mund të ofendojnë dhe shoqet për mënyrën sesi rrisin fëmijët e tyre.
Peshore-Nënat Peshore janë shumë të duruara dhe i japin fëmijëve mjaftueshëm hapësira për të gabuar. Ato rrënjosin moralin dhe kulturën, por mund të jenë të paqëndrueshme dhe snobe sa i takon aftësive prindërore.
Akrepi-Je një zemër e re dhe e pavarur. Fëmijët e tu janë të predispozuar të ndjekin shpirtin tënd të lirë dhe të ecin sipas zemrës së tyre, megjithëse të tjerët shpesh mund t’i quajnë të çuditshëm. Nuk vendosni kufij dhe fëmijët ju shohin si shoqe më shumë sesa si mama.
Shigjetari-Sa aventurierë, aq edhe të gatshëm për të ndërmarrë rreziqe, nënat Shigjetar janë gjithnjë gati për sfida të reja dhe argëtim. Janë shumë të zgjuara dhe shtyjnë fëmijët e tyre të lexojnë shumë, të kërkojnë aventura dhe mundësi të reja. Shpesh mund të jenë të paduruara dhe t’i ekzagjerojnë gjërat.
Bricjapi-Je gur i fortë në familje dhe të gjithë të shohin ty për frymëzim, sepse punon fort dhe gjithmonë i mbaron punët kur dhe si duhet. Fëmijët të shohin si shembull dhe do të bëjnë gjithçka për të qenë pasqyra juaj. Megjithatë ndonjëherë mund të bëheni shumë serioze, ndaj përpiquni të jeni më të qeshura dhe të argëtoheni herë pas here.
Ujori-Kur një grua e kësaj shenje bëhet nënë, do të nxjerrë në pah cilësitë e saj më të mira në funksion të mëmësisë. Sapo Ujori mëson se është shtatzënë, do të lexojë çdo gjë rreth prindërimit, apo rutinës brenda shtëpisë që mund të ndikojë tek fëmija. Do të sakrifikonte çfarëdo për të krijuar një ambient të sigurt për ta, pasi e ka të qartë ç’lloj qytetari do të rrisë.
Peshqit-Fëmijët ju duan për aftësinë që keni për të dashur pa kushte, të dëgjoni dhe të vendosni veten në vendin e tyre. Gjithmonë do të vendosni familjen para gjithçkaje, por shpesh mund të dilni si pasivo-agresive kur gjërat nuk shkojnë siç doni.