Kryetarja e Komitetit Teknik, Mira Rakacolli tha se për dy javë do të ketë karantinë të detyruar për personat që vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia. Gjithashtu edhe nxënësit e viteve të para dhe të dyta rikthehen në shkollë.
“Vendoset karantinë dy javorë për qytetarët që vijnë nga Maqedoni e Veriut dhe Greqia, si dhe rikthehen në shkollë vitet e para dhe të dyta. Të vazhdohet të zbatohet me rigorozitet masat e vendosura”, tha Rakacolli.