Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bashkinë Maliq, ku një simpatizant i Partisë Demokratike ka ushtruar dhunë ndaj dy votuesve. Mësohet se në fshatin Vashmi, vëzhguesi i Lulzim Bashës ka qëlluar me karrige burrë e grua brenda një Qendre Votimi, duke u shkaktuar lëndime.
Çifti mësohet të jetë simpatizant i Partisë Socialiste ndërsa nuk dihen më tepër detaje nga ngjarja. Ky është incidenti më i shëmtuar, i shënuar në vend që prej çeljes së votimeve.