Kompania për Marketing dhe Hulumtim të Opinionit Publik (IPSOS), një nga kompanitë lider të sondazheve në botë, sonte në emisionin “Open” paraqet sondazhin fundit mbi zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Studimi për sondazhin kombëtar është kryer gjatë këtij muaji në periudhën 18 prill deri në 20 Prill me 2 mijë të anketuar mbi 18 vjeç.
Nga të dhënat rezulton se PS konfirmohet forca e parë në rang kombëtar me 48.1% dhe arrin më shumë vota se opozita pasi aleanca PD-AN renditet e dyta me 43.6% ndërsa rezultati zhgënjyes i mbetet LSI që arrin të fitojë vetëm 3.6%.
Top Channel