Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, ka bërë me dije se BE dhe shtete e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe të vendosura në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë. Ai ka përsëritur edhe njëherë thirrjen që palët të shmangin shpalljen e parakohshme të rezultateve të votimit të së dielës dhe të pranojnë rezultatet e certifikuara nga KQZ.

“Së bashku me Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ?? takuam sot Kryetarin e KQZ Ilirjan Celibashi ?? për të vlerësuar përgatitjen e përgjithshme përpara zgjedhjeve të së dielës. Theksuam rëndësinë e ushtrimit të së drejtës së votës dhe integritetin e procesit të votimit dhe numërimit.

Përsëritëm pritshmërinë tonë që të gjitha palët të shmangin shpalljen e parakohshme të rezultateve të votimit të së dielës dhe të pranojnë rezultatet e certifikuara nga KQZ. Përsërisim thirrjen tonë për përmbajtje dhe shmangie të dhunës dhe fjalës nxitëse në hapat e fundit të fushatës.

BE ?? dhe shtetet e saj anëtare do të jenë të pranishme ditën e zgjedhjeve me 50 ekipe të vendosura në qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë ??. BE ?? do të qëndrojë pranë popullit shqiptar ditën e zgjedhjeve”, shkruan ambasadori i BE-së, Luigi Soreca.