Mandati i tretë qeverisës do të ketë fokus të veçantë mbi zhvillimin e zonave me potencial të madh turistiko-ekonomik, vëcanërisht në Durrës. Për këtë prioritet janë angazhuar kandidatet për deputete të PS në qarkun e Durrësit, Milva Ekonomi dhe Klodiana Spahiu, gjatë takimit me banorë të Spitallës, Durrës.
“Për këtë zonën tonë këtu, e dimë sh mirë që Edi Rama ka një sërë projektesh. Ne jemi dëshmitarë për punën e madhe që ka nisur për ndërtimin e 1000 apartamenteve për ndërtimine lagjes së re të Spitalllës, ku do ndërtohen shkolla, qendra shëndetësore, për ta kthyer në një miniqytezë me të gjitha funksionet e tij”, tha Spahiu, duke renditur investimet e bëra vitet e fundit në Spitallë dhe gjithë Qarkune Durrësit.
Për deputeten Ekonomi, kandidimi i Ramës në qarkun e Durrësit tregon vëmendjen e vecantë të Kryeministrit për këtë qark, ku PS synon të marrë tetë mandate në zgjedhjet e 25 prillit.
Sinkron II, Milva Ekonomi