Reagon ambasadorja Yuri Kim pas njoftimit të SPAK për sekuestrimin e pasurisë e ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, ish –gjyqtarit të Gjykatën e Lartë, Shkëlzen Selimi dhe ish – gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Fatos Lulo. Me anë të një reagimi në Twitter ambasadorja Kim shkruan se Reforma në Drejtës nuk do të jetë e shpejtë e lehtë apo perfekte po ajo po vazhdon përpara, hap pas hapi.
Fatos Lulos iu sekuestrua dyqani me sipërfaqe 172 m2, në rrugën e Durrësit në Tiranë.
Bashkim Dedjas iu sekuestrua apartamenti me sipërfaqe 60 m2, e ndodhur në zonën Kryemedhenj në Golem të Kavajës. Shkëlzen Selimit iu sekuestrua trualli me sipërfaqe 432 m2 dhe Karburanti 132.25 m2 në shëtitoren e Lungomares në Vlorë. Truall sipërfaqe 2400 m2, pasuri e përbërë nga bashkim pasurish, e ndodhur Jonufër, Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi. Truall, me sipërfaqe 764 m2 dhe godinë me sipërfaqe 57 m2, karburant, i ndodhur në Rrugën Transballkanike në Vlorë, në pronësi të shtetasit Kujtim Selimi.