Koordinatorja e PS-së për Tiranën, Elisa Spiropali ka sjell sot një nga personazhet me histori në PS, Ksanthipi Bufi, nëna e ish-Kryeministrit Bufi, 95 vjeçe duke e konsideruar si një fill i fortë i lidhjeve të brezave që garanton suksesin e fitores së PS-së.
Spiropali shprehet se, “Partia Socialiste ka shumë për të përcjellë nga njëri brez të tjetri. Një grua e jashtëzakonshme e historisë së PS-së Ksanthipi Bufi, nëna e ish-Kryeministrit Bufi – 95 vjeçe, e cila ka provuar pasionin për politikën, mbështetjen e bashkëshortit në politikë, sakrificën e pashoqe për rritjen e fëmijëve pas sulmeve politike ndaj të shoqit, ndau me mua përvojën, leximet, pasionin dhe emocionet e saj të historisë politike”.
“Një fill i fortë i lidh brezat e socialistëve me një dashuri që dëshmon përkushtimin për fatet e vendit. Mbështetja e saj më jep njëherazi krenari dhe përulësi, dhe dëshmon se rrënjët e PS-së na sigurojnë sukseset e të ardhmes dhe identitetin që përshkon brezat”, tha Spiropali.