Të tjera të dhëna shpresëdhënëse dalin nga studimi i fundit shkencor mbi efektshmërinë e vaksinës kineze, i kryer në Brazil me personelin shëndetësor. Studimi që arriti në përfundimin se mbrojtja e vaksinës kineze Sinovac nga vdekja dhe hospitalizimi në gjendje të rëndë është 100%, tregon gjithashtu se nuk ka asnjë diferencë në efikasitetin e vaksinës te mosha të ndryshme të popullsisë. Pra nëse për moshat 18-59 vjeç, që ishin raste me një simptomë, efikasiteti i vaksinës shënohej 50.7 %, te moshat mbi 60 vjeç, që ishin raste pozitive me një simptomë, efikasiteti arriti në 51.1%.

Kujtojmë se më herët studimi tregoi që efikasiteti ndaj rasteve simptomatike ishte 50.7 %. Efikasiteti ndaj rasteve që kërkonin trajtim mjekësor 83.7 % dhe ai ndaj rasteve të rënda 100 %. Pra nese vaksinohesh me Sinocav, shmang përfunimisht shtrimin në spital dhe vde kjen. Për më tepër studimi gjeti se edhe në rast se marrja e dozës së dytë të vaksinës vonohej pas më shumë se 21 ditësh, nuk shënohej rënie në efikasitetin e saj.

Një tjetër e dhënë pozitive është se shkalla e serokonvertimit të antitrupave neutralizues, rezultoi e njëjtë për persona të infektuar me variante të ndryshme të covidit në Brazil. Sipas ekspertëve kjo mund të ndodhë se CoronaVac, ose vaksina kineze është një virus i paaktivizuar. Sipas tyre kjo mund ta bëjë vaksinën kineze më të fortë kundër varianteve të ndryshme të covid19.