Ndërsa kanë mbetur më pak se dy javë nga zgjedhjet e 25 Prillit, kryetarët e partive janë angazhuar masivisht në prezantimin e planeve dhe programeve të tyre. Mbrëmjen e sotme janë LIVE në të njëjtën kohë në dy emisione të ndryshme kryeministri i vendit, Edi Rama dhe pretendeti për kryeministër , Lulzim Basha.
Veç atyre që janë të mbërthyer pas ekraneve shumë të tjerë, debatet politike i kanë ndjekur nga rrjetet sociale e sidomos në Facebook, ku bëhet live stream. Ajo që vihet re është se interesi i qytetarëve për të dëgjuar secilin është 15 -fish më i lart në facebook-un e kryeministrit Rama se sa kryeopozitarit Basha.