Elseid Hysaj është kthyer në qendrën e merkatos në Itali, teksa është lajmëruar se nuk do të rinovojë kontratën me Napolin. Kështu, në fund të këtij sezoni mund të largohet me kosto zero. Ndaj, të interesuarit për shkodranin janë duke bërë hapa përpara teksa nga Serie A janë bërë të ditura që klube si Roma dhe Milan po e vëzhgojnë mbrojtësin e kombëtares.
Mirëpo, një nga gazetarët italianë më famozë për çështjet e merkatos, Niko Skira, ka zbuluar se edhe Fiorentina është në garë për Hysajn. Violat kërkojnë një futbollist me eksperiencë në krah dhe shqiptari i plotëson parametrat. Tashmë, mbetet për t’u parë cila ofertë do të bindë Hysajn për të ardhmen, ndërkohë që për lojtarin nuk mungojnë edhe ofertat nga kampionate të tjera kryesore në Europë.