Tirana ka humbur një mundësi të artë për t’u afruar akoma më shumë me skuadrat e kreut, pasi për llogari të javës së 27 të Superligës ka barazuar pa gola kundër Skënderbeut. Bardheblutë janë ndalur pas dy fitoreve radhazi, ndërsa për Skënderbeun ky është një tjetër rezultat poztiv.
Skuadra korçare ka grumbulluar 7 pikë në 3 ndeshjet e fundit dhe rrezikon seriozisht Bylisin. Ndërkoë pas 8 ndeshjesh Kukësi është rikthyer te fitoret pasi ka mposhtur 0-3 Kastriotin. Golat për verilindorët u realizuan nga Eze ‘dopietë’ dhe Bruno Lulaj.