Në qarkun e Tiranës deri tani janë numëruar 14.8 % të votave, ku PS vijon të jetë forcë kryesuese e ndjekur nga koalicioni PD-AN. PS ka marrë 51.51 % ose e thënë në vota 32467, e ndërsa PD-AN ka marrë 22764 vota ose 36.12 %. Kandidati i pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 447 vota.
LSI ka marrë në qarkun e Tiranës 6.11 % ose 3850 vota. Edhe partia e Tom Doshit, PSD ka arritur që të marrë 2.83 % ose 1783 vota.