Ndonëse nuk ka nisur ende procesi i numërimit të votave, te zyrat e Partisë Socialiste në Tiranë ka nisur festa. Shihen simpatizantë të shumtë të mbledhur aty duke festuar. Ata shfaqen me flamuj kuqezi në duar, në pritje të rezultatit të zgjedhjeve.
Procesi i votimit u mbyll në orën 19:00, ndërsa pritet të nisë procesi i numërimit, me të mbërritur kutitë e votimit në të gjitha KZAZ-të e vendit. Deri më tani ka nisur procesi i numërimit vetëm në Bashkinë e Pustecit.