Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi është pyetur nga Fiks Fare lidhur me largimin nga PD ku kontribuoi prej vitesh . “Ti ke qenë në Partinë Demokratike, ike vetë apo të hoqën”, pyeti një nga Moderatorët. Patozi: “Në fakt janë të dyja, edhe më hoqën, edhe ika vetë.

Është diçka mes të dyjave. Nga një anë më bënë nder sepse sot jam më i lirë, më i pavarur dhe më i fokusuar në një projekt të ri politik i cili ka për qëllim të ndryshojë ambientin politik dhe Shqipërinë”.