Bilbao është hequr nga harta e EURO 2020 që do të zhvillohet këtë verë, kështu shkruan Associated Press referuar autoriteteve lokale. Qeveria e futbollit europian e ka marrë këtë vendim, që ende nuk është zyrtarizuar, pasi autoritetet nuk kanë garantuar që ndeshjet të zhvillohen me tifozë.

Bilbao ishte një nga 12 qytetet e zgjedhura në gjithë Europën për të pritur Euro 2020. Autoritetet lokale nuk e kanë pritur mirë këtë vendim. Ato kanë kërcënuar se do të padisin UEFA-n për vendimin e njëanshëm. Në Bilbao ishin planifikuar ndeshjet e Spanjës në grupin E kundër Polonisë, Suedisë dhe Sllovakisë.