UEFA po bën maksimumin për të siguruar të paktën 10 stadiume, ku vendet përkatëse të lejojnë tifozët. Ditën e sotme qeveria europiane e futbollit ka dhënë një lajm të rëndësishëm.

8 shtete kanë dhënë lejen që ndeshjet e Kampionatit Europian, të luhen me tifozë. UEFA njofton se në Amsterdam, Baku, Bukuresht, Budapest, Kopenhagen, Glasgow, Mynih, Londër dhe Shën Peterburg.

Shën Petersburg dhe Baku kanë konrmuar kapacitet prej 50%. Budapesti synon të presë 100% të kapacitetit të stadiumit, por me kërkesa të rrepta për hyrjen në stadium për spektatorët.

Amsterdami, Bukureshti, Kopenhageni dhe Glasgow do të presin 25% –33% të kapacitetit të stadiumit. Londra ka konrmuar një kapacitet minimal prej 25% për tre ndeshjet e para të grupeve dhe ndeshjet e raundit të 16-ave.