Që prej janarit më shumë se 155 mijë shqiptarë kanë marrë dozat e vaksinave në vend. Lajmi konfirmohet nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila publikon edhe shifrat e sotme të procesit.
Ajo shton se sot janë vaksinuar 16,617 qytetarë.
“Nuk do të ndalemi me fushatën #ShqipëriaBuzëqesh, derisa qytetari i fundit të jetë vaksinuar. Më shumë se 155 mijë vaksinime anticovid” – thotë Manastirliu.