Shqipëria ka bërë një progres të madh në procesin e vaksinimit, shkruan “Our World in Data”. Ajo ka publikuar një grafik me ecurinë e vaksinimit së fundmi të katër vendeve, njëri prej të cilëve Shqipëria, ndërsa tre vendet e tjera jaë anëtare të BE-së, përkatësisht Gjermania, Italia e Greqia.
Bëhet fjalë për mesatarja e vaksinimit shtatëditore për 100 në popullatën e përgjithshme. Prej disa ditësh, vija e Shqipërisë ka një rritje vertikale të fortë, teksa Gjermania, Italia e Greqia këmbejnë vendet me njëra-tjetrën në grafik.
Në fund të muajit mars, kreu i qeverisë deklaroi se Shqiëria kishte nënshkruar kontratën për 1 milionë vaksina të kompanisë kineze Sinovac me 192 mijë të parat që erdhën në dtën 25 mars dhe pjesën tjetër që pritet të mbërrijë deri në qershor.
Ndërkohë ditët e fundit është njoftuar për sasi shtesë të vaksinave të Pfizer e AstraZeneca që do mbërrijnë në vend jashtë marrëveshjeve të deritanishme.