Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka uruar besimtarët e krishterë për festën e Pashkës përmes një mesazhi në rrjetet sociale. Ai përcolli urimet e tij për këtë festë të besimtarëve katolikë, duke theksuar se ditë të tilla duhet të shërbejnë për të ringjallur në secilin prej nesh tolerancën, dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin.
“Gëzuar Pashkën të gjithë besimtarëve katolikë!Ky kremtim, le të ringjallë në secilin prej nesh tolerancën, dashurinë dhe respektin për njëri-tjetrin”, shkruan Veliaj.