Vajza e vogël i dhuron lule Ramës, reagon i habitur kryeministri: Nuk i dhurohen lule një burri
Kryeministri Edi Rama është surprizuar ditën e sotme në Dibër pasi një vajzë e vogël i ka dhuruar një tufë lule. Rama tha se një burri nuk i dhurohen lule. Me tej kreu i qeverisë ka ironizuar edhe programin e kryetarit të PD-së, ku tha se si artist që është pasi thotë do bëj namk, do të marr pushtetin me dhunë, kthehet me vonë dhe thotë s’kam asgjë, më shihni në sy, po u thash fjalën e mbaj.
‘Në 25 prill është në dorën tuaj mandat i tretë është për të gjithë fëmijët e këtij vendi. (Një vajzë i dhuron lule) I jepen lule një burri? Po më çmenden këta! Udhëheqësit i jepen lule?! Ti xhan i vogël mos u mërzit, merri lulet! Ma preu edhe mua fjalën! Fëmijët nuk votojnë por ama për fëmijët votojmë ne.
Edhe për atë që thotë do e marrim pushtetin me dhunë, Rama do shkatërrohet, do bëjmë namin do bëjmë këtë. Dhe vetëm një artist kthehet e thotë unë skam asgjë më shifni në sy, po u thashë fjalën e mbaj… Si kur futej në furrën e bukës thoshte do ul çmimin e bukës, do bëj tramvaj, kaq mijë euro për ata që martohen, ju vetëm martohuni se për lekët keni Lulin. O çuna atje ju martohuni Luli i mban me lekë!’- tha Rama më tej.