Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e operacionit të koduar “Kompleks” të zhvilluar ditën e sotme ku u zbuluan dhe u goditen edhe 2 baza të tjera që shërbenin për modifikimin, magazinimin dhe shitjen e armëve luftarake nga grupe kriminale që kryenin krime kundër personit.
Në kuadër të operacionit të zhvilluar këtë mëngjes, gjatë kontrollit të maganizës së shtetasit Sokol Xhura, i cili është shpallur më herët në kërkim, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në një ambient të përshtatur, një arsenal armësh luftarake të kalibrave të ndryshëm dhe municion luftarak, të mbështjella me flamurin e Partisë Demokratike.