Liverpooli ka arritur të marrë tre pikët në fund të ndeshjes ndaj Aston Villës me rezultatin 2:1. “Reds” përmbysën disavantazhin e pjesës së parë. Arnold me një super gol i siguroi fitoren Liverpoolit.
Fillimisht në minutën e 43 Aston Villa kaloi në epërsi përmes Watkins. Salah arriti të barazojë rezultatin në minutën e 57-të. Dhe kur të gjithë menduan se pikët do të ndaheshin, në skenë doli Trent Alexander-Arnold. Mbrojtësi i djathtë anglez realizoi nga distanca në minutën e 90-të.