Një ndeshje basketbolli për femra në Indiana përfundoi me akte dhune kur një prej arbitrave u përfshi në një përleshje me dy spektatorë dhe një lojtare në fushën e lojës.
Incidenti ndodhi në Pacers Athletic Center në Westfield fundjavën e kaluar dhe bëri xhiron e botës, pasi videoja u publikua në rrjetet sociale. Në këtë ndeshje po përballeshin ekipet e reja të femrave të Baylor Basketball dhe Indiana Elite.