Real Sociedad triumfoi mbrëmjen e kaluar ndaj rivalëve të Athletic Bilbaos në finalen e “Copa del Rey”, për edicionin 2019-2020. Një finale që luhej 1 vit me vonesë për shkak të COVID-19.
Sociedadi ngriti lart trofeun pas plot 34 vitesh pritje dhe për lojtarët dhe stafin teknik ishte një arritje shumë e madhe. Fitimi i “Copa del Rey” preku edhe trajnerin Imanol Alguacil, i cili në konferencën pas ndeshjes ka kënduar himnin e ekipit.