Drejtuesja politike e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, ka publikuar sot në rrjetet sociale një mesazh video nga selia e Partisë Socialiste ku i drejtohet qytetarëve për çka qeveria ka bërë dhe do të vijojë të bëjë për familjet dhe mirëqënien e vendit në mandatin e tretë qeverisës.
Ministrja Spiropali shprehet se Partia Socialiste e meriton një mandat të tretë për të vazhduar me punët e nisura, për paketën e plotë shtetërore me në fokus familjen, për çekun e bebeve, kopshtet dhe çerdhet, strehimin, tekstet shkollore falas apo përgjysminin e tarifave të studimit dhe dhënies së bursave për arsimin e lartë.
Spiropali vijon me bilancin e punëve të bëra, në mbështetje të grupeve të margjinalizaura, skemës së re të pensionëve dhe të bonusit vjetor, trefishimit të ndihmës sociale dhe rritjes me 10% në vit të fondit të përgjithshëm për ndihmën ekonomike.
Elisa Spiropali flet edhe për impaktin e taksimit të ndershëm tek 97.5% e shqiptarëve, rritjen me 50% të pagës minimale dhe asaj mesatare, si dhe rritjen e tavanit me 25% për pagat që nuk do të tatohen.