Procesi i numërimit të votave ka nisur në Tiranë. Report Tv mëson se ka nisur numërimi në KZAZ numër 28 në Paskuqan.  Ndërkohë, në 4 kutitë e para nga 50 që janë numëruar në KZAZ 38, te shkolla e Kuqe, me një diferencë të vogël nga PD, kryeson PS më konkretisht 570 vota nga 522 që kanë marrë demokratët. LSI ka marrë 53 vota, e ndërsa PSD 32 vota. Kandidati i pavarur nga Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të marrë 21 vota, e ndërsa 31 vota të tjera kanë shkuar për partitë e tjera.