Kryeministri Edi Rama e mbylli takimin në njësinë 2 në Tiranë me apelin për të votuar numrin 12, duke kujtuar se çfarë bëri Pd në kohën kur kishte pushtetin. Ai mori disa shembuj dhe një ndër to ishte dhe gjendja e kopshtit zoologjik të Tiranës.
Rama: Meqë fasada qenka kot, o Luli lëri xhelin, dil me flokë pa krehur, xhel po, pudër po, bëhu si puna ime kur isha i vogël, dil haptaz.
Jo po të gjitha gratë të mos krihen më , të lënë mjekrra, të bëhen se ai i Kavajës që ma bëri Grida kushëri, se i sheh Grida nga qimet, unë kam kushëri Pandin që është tas.
Çfarë i djathtë je , mor të marrsha të ligat, rri i djathtë, ha dhe djathë merr dhe raki, nuk të kërkoj të bëjmë krushqi se jam i martuar përfundimisht, po të lutem shumë mos shko pas perihait se do qelbet Tirana.
Më çoni diku dhe më thoni këtë e bënë këta, jo nuk ka ,jo më qindra siç kemi bërë ne.
Mos të flasim për kopshtet se s’kanë fëmijët ku të shkojnë. Unë e gjeta kopshtin zoologjik me luanë që hanin karrota,e bënë luanin, lepur. Si mor i thashë unë, po kështu tha drejtoresha. I kishin ra flokët komplet, ia kishte sjellë Saliut sulltani Bruneit dhuratë, dhe i bënë lepuj , ia kishin shtruar dhe kafazin me pllaka banjo.
Po ditën e dielë i japim patate, më tha drejtoresha .Këta luanin e bënë të flasi me vete, jo më të tjerët, se ma heqin trurin fare.
Piramidën e Enverit po e bëjmë qendër për vajza dhe djemtë tuaj, do mësojnë kodimet, do punësohen në tregun e madhe online, çfarë komunizmi po luftoni ju.Jam i bindur që PD është e mallkuar nga Enveri dhe nuk ngrenë kokë.Luftojnë komunizmin. NË 25 PRILL shqiptarët do votojnë 12 e pavarësisë.