Disa media në Shqipëri nxorën lajme nga intervista e ambasadores amerikane Yuri Kim duke keqinterpretuar mesazhet e saj, të cilat ajo i sqaroi menjëherë. Ambasadorja shkroi në Twitter se titujt e lajmeve të postuara nga mediat (te cilat linin te kuptoje se Kim mbështet PD)ishin gabim, duke shtuar se ajo nuk mbështet ndonjë kandidat apo parti të caktuar.

“Po shoh disa tituj çorientues. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. Nuk mbështet ndonjë kandidat ose parti të caktuar. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të njohur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit.”, shkroi Kim në Twitter.