Pas 13 orësh marrjesh në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për shkak të revoltës së krijuar në aeroportin e Rinasit e bllokimit të fluturimeve, u ekzekutua urdhër ndalimi për “shpërdorim detyre” për kreun e Sindikatës së Kontrollorëve të Trafikut Ajror, Armando Fezga, përgjegjësen e turnit, Flora Ndreca dhe kontrollorin, Muhir Mezini.

Për këta të fundit janë kontrolluar edhe telefonat nga të cilët janë zbuluar disa biseda që tregojnë se si është organizuar greva që krijoi kaosin në aeroport.

Nga telefoni i Flora Mezinit përgjegjëse turni dalin biseda me një shtetas të quajtur Gersi Spaho ku thuhet: Mua dhe Lolën na pushuan, se kemi dhënë dorëheqjen të gjithë, po shyqyr që u kujtuan të bëhen të gjithë bashkë, e prekën fundin?

Ndërkohë rezulton që shtetasi Muhin Mezini i ka dërguar Olsi Petritit foto të folrmularit të paaftësisë të plotësuar në emër të tij dhe ky i fundit i ka shkruar se “në 12 jam aty”.

Më pas në datë 6 prill ,Mezini këtë foto ia ka ka dërguar dikujt me emrin Ezi foto të formularit plotësuar në emër të tij, ndërsa Ezi i thotë: E
mira është të shkruash më shkurt.

Nga biseda kuptohet se Mezini e orienton atë se si të plotësojë formularin, ndërsa rezulton se ai ka ndikuar te një sërë punonjësish që të bëjnë të njëjtën gjë.