“Zgjedhjet e 25 prillit do të përcaktojnë fatin e Shqipërisë, prandaj vota për Partinë Socialiste është një investim i sigurt për të ardhmen”. Kështu u është drejtuar kandidati për deputet i Partisë Socialiste për qarkun e Korçës, Niko Peleshi banorëve në Turan gjatë takimit të zhvilluar me ta.
Peleshi duke kërkuar mandatin e tretë tha se PD-ja është problemi dhe PS-ja zgjidhja. “Zgjedhjet e 25 prillit janë zgjedhje shumë të rëndësishme për Partinë Socialiste dhe zgjedhje shumë të rëndësishme për Shqipërinë sepse këtu përcaktohet fati i së ardhmes.
Në kuptimin që do të vijojmë me punëre kryera, do ti çojmë ato në një nivel tjetër apo do të kthehemi pas? Ne mund të themi se kemi qeverisur të qetë një mandatë e gjysëm pasi gjysëm mandati ishte menaxhim krizash.
E megjithatë kemi mundur të realizojmë programin e rindërtimit dhe të bëhemi nga vendet e para që siguron vaksinimin masiv. Kemi bërë një lehtësim në këtë kohë të vështirë për biznesin duke hequr taksat për biznesin e vogël dhe kemi rritur fashon.
Edhe çështjen e pronës ata që ishin para nesh e bënë më lëmsh se çfarë e gjetën, pasi në tetë vite legalizuan një numër shumë të vogël pronash, do të thosha qesharak.
Ne ngritëm sistemin, ndërtuam një institucion të vetëm, kadastrën që zgjidh problemin e pronës, hartuam ligjin e pronës, kemi një paketë aktesh nënligjore dhe sot nuk ka pengesa për asnjë çështje të pronës.
Ne duam që ato punë që sollëm në qytetin e Korçës, ti çojmë në çdo fshat, afër apo larg. E bëmë provën e parë me Voskopojën, ku investuam gjithçka që kishte nevojë, dhe sot Voskopoja ka më shumë shtretës se Berati që është qytet i UNESKO-s. Asgjë nuk bëhet shpejt e shpejt pasi problemet nuk kanë fund.
Në rast se do i krahasoja dy partitë tona, Partia Demokratike është problemi dhe kështu ka qënë, e pandryshueshme. Partia Socialiste është vazhdimisht zgjidhja. Ju kujtova si ka ndodhur në 30 vite, kështu ka qënë edhe tani. Ne guxojmë të bëjmë dhe reforma të cilat nuk janë thjeshta për t’u pranuar.
Pra ne zgjedhim rrugën e vështirë por që është e qëndrueshme dhe afatgjatë, ata të tjerët zgjedhin rrugën e lehtë, por që ka probleme më pas. Kështu kanë bërë me arsimin, me pronat, me shëndetsinë, kështu kanë bërë me investimet. Ndërsa ne nuk pamë të majtë apo të djathtë.”-përfundoi fjalën e tij Peleshi.