Zëdhënëse e fushatës së Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi në një dalje për mediat është shperehur se do të mbrohet çdo votë për çdo kandidat pavarësisht bindjes politike.
Ndër të tjera ajo ka bërë thirrje të gjithë numëruesve të mos tjetërsojnë votat e qytetarëve pasi një gjë e tillë krim zgjedhor dhe secili do të përballet me ligjin nëse bën një shkelje të till.
“Asnjë votë e asnjë kandidati qoftë socialiste apo demokrat nuk do të lejohet të tjetërsohet. Ne emër të PS dhe kryetarit Edi Rama dua të bëj të qartë për të gjithë numrëruesit , së dyti një falënderim të veçantë për të gjithë numëruesit socialist. Pa vënë ë dyshim integritetin e numëruesve, dua të kujtoj se çdo cedim qoftë ai me qëllim ose për shkak të mungesës së vëmendjen që shkakton kalimin e votës nga një kandidati tek tjetri është krim zgjedhor.
Rama dhe PS janë të vendosur që të mos tolerojnë asnjë numërues që tenton të shkelë ligjin. Ky është procesi i Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe askush nuk do e lejojë njollosjen e asnjë kandidati”, ka thënë ajo.