SHBA ka njohur rezultatin e 25 prillit, duke i cilësuar këto zgjedhje si legjitime. Populli shqiptar foli qartë, thuhet në reagim, për këtë arsye vënë theksin që palët të njohin rezultatin dhe të nisin bashkëpunimin për të mirën e shqiptarëve. Një vlerësim vjen për fushatën e opozitës, të cilën e kanë cilësuar si “të fortë”, e ndërsa theksojnë se presin vazhdimin e bashkëpunimit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

“Sh.B.A përgëzon popullin e Shqipërisë për zgjedhjet e tyre të fundit. Ne shpresojmë të vazhdojmë partneritetin tonë të ngushtë me Kryeministrin Rama dhe të përgëzojmë fushatën e fortë të opozitës. Respektimi i rezultateve të zgjedhjeve legjitime forcon demokracinë e Shqipërisë”, thuhet në njoftim.