Ka përfunduar procesi i numërimit në qarkun e Durrësit ku partia që ka marrë më shumë vota është Partia Socialiste.
Ndërsa në vendin e dytë renditet Partia Demokratike dhe pas saj vjen Lëvizja Socialiste për Integrim. PS ka marrë 8 deputetë, PD 6 deputetë.
Konkretisht Partia Socialiste në qarkun e Durrësi ka grumbulluar 75396 vota. Nga ana tjetër Parti Demokratike ka marrë 61806 vota. Ndërsa LSI është ndarë me 9231 vota.